Ministri i Drejtësisë Z.Toni Gogu prezanton Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Z. Eduart Merkaj

Ministri i Drejtësisë Z.Toni Gogu prezantoi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Z. Eduart Merkaj, duke theksuar se siguria në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale kërkon profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në çdo hallkë të sistemit.

Ministri i Drejtësisë Z.Toni Gogu theksoi gjithashtu  nevojën për drejtpeshim, më shumë pavarësi, por edhe më shumë përgjegjshmëri; më shumë kapacitete hetimore, monitorimi dhe parandalimi në funksion të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Në fazën ku ndodhet sot reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit europian, standardet në sistemin penitenciar janë pjesë e standardeve të shtetit europian që po ndërtojmë çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *