MISIONI DHE PARIMET

Shërbimi ushtron veprimtarinë e tij në parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin paraprak te veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve, nga struktura të tjera të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çështje që lidhen me sigurinë në burgje.

Parimet bazë të ushtrimit të veprimtarisë së SHKBB-së janë ligjshmëria, profesionalizmi, objektiviteti, sekreti dhe pavarësia nga ndërhyrjet e parregullta në kryerjen e detyrës.