- Cilat janë kriteret për t’u punësuar pranë SHKBB-së?
-
Në zbatim të nenit Neni 8 “Kërkesat e përgjithshme të pranimit në SHKBB” të ligjit nr.Nr. 9397, datë 12.5.2005 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve” si dhe neneve përkatëse në Rregulloren e SHKBB, janë përcaktuar kriteret e përgjithshme dhe kriteret e posaçme për të gjithë kanditatët e mundshëm që kërkojnë të punësohen në SHKBB.
- Si mund të punësohem pranë SHKBB?
-
1. Pranimi në SHKBB kryhet nëpërmjet konkurrimit të hapur,
2. Kandidatët për t'u pranuar në SHKBB përzgjidhen, si rregull, ndërmjet punonjësve në
detyrë në sistemin e Policisë së Burgjeve, Policisë së Shtetit, në struktura të tjera policore ose të
atyre që kanë përvojë në ushtrimin e detyrave profesionale në shërbimet informative.
3. Sipas përshkrimit të veçantë të vendit vakant të punës, parashikohen edhe kritere për llojin e arsimit të lartë, policor ose civil,
shërbimeve informative, që kanë të bëjnë me verifikimin, gjurmimin, zbulimin dhe hetimin paraprak penal të shkeljeve të ligjit.
4. Mënyra e organizimit dhe kushtet e posaçme të konkurrimit, kriteret e vlerësimit dhe
përbërja e komisioneve caktohen nga Ministri i Drejtësisë.
- Si mund të dërgoj një ankesë pranë SHKBB-së?
-
Për të kontaktuar me shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, mund të drjetoheni nëpërmjet;
1.Posta zyrtare – Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në adresën rruga “Mihal Duri” Tiranë.
2.Faqja e internetit të Shërbimit, www.shkbb.gov.al
3.Posta elektronike, email: info@shkbb.gov.al
4.Linja telefonike ( +355 44 20 40 20 )
5.Në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram
- Çfarë lloj ankesash mund të dërgoj pranë SHKBB-së?
-
Qytetarët mund të dërgojnë pranë SHKBB-se çdo ankesë që lidhet me raste të abuzimit me detyrën, shkeljet e ligjit apo sjelljet e pahijshme nga ana e punonjësve të strukturave të:
- Policisë së Burgjeve
- Administratës së Burgjeve
- Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
- Çfarë ndodh me ankesat që vine ne SHKBB ?
-
Punonjësi i Shërbimit kryen hetimin administrativ.Kur gjatë hetimit administrativ të ankesës konstatohen elementë të veprës penale, punonjësi kryen njëkohësisht hetimin penal, deri në referimin e veprës penale në prokurori.
Trajtimi dhe verifikimi i ankesës bëhet brenda 30 ditësh nga momenti i administrimit të saj.
|