LLOJI I ANKESAVE

LLOJI I ANKESAVE

Çdo shtetas shqiptar apo i huaj, person fizik/juridik, publik apo privat, mund të adresojë pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ankesa për shkelje të ligjit, cënimin e të drejtave të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre, shkelje akteve nënligjore e Kodit të Etikës gjatë dhe për shkak të ushtrimit të detyrës, nga punonjës të Policisë së Burgjeve ose e administratës së burgjeve. Shërbimi ka përgjegjësinë e administrimit dhe regjistrimit të çdo ankese që i adresohet asaj apo subjekteve të përcaktuara në ligj.

Kur ankesa adresohet pranë Institucioneve të Ekzekutimeve Penale ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për punonjësit e saj, Shërbimit i dërgohet menjëherë kopje e ankesës. Në të gjitha rastet e mësipërme, Shërbimi ka të drejtë të kërkojë informacion të thelluar për hetimet e kryera nga strukturat përkatëse ose të nisë kryesisht hetim për çdo ankesë që e gjykon të arsyeshme.

Ankesat dhe informacionet e publikut ndaj punojësve të policisë së burgjeve dhe administratës së burgjeve vlerësohen dhe trajtohen si informacion i ligjshëm i Shërbimit dhe sipas përmbajtjes e rëndësisë, u nënshtrohen procedurave monitoruese ose hetimore. Shërbimi është përgjegjës për vlerësimin dhe trajtimin e ankesave në përputhje me Kodin e Procedurës Administrative.

Ankesa Me Email

Krye e formularit

Emër

Mbiemër

Email

Denoncimi Juaj

Fundi i formularit

Për trajtimin e ankesës, Shërbimi kryen këto detyra:

  1. a) siguron kushte teknike dhe administrative në nivel qendror dhe vendor për depozitimin e ankesave dhe informacioneve.
  2. b) administron, verifikon dhe trajton ankesat/informacionet ndaj subjekteve të sistemit të burgjeve, duke përfshirë edhe rastet kur këto publikohen në media, rrjete sociale apo forma të tjera të komunikimit;
  3. c) realizon një trajtim konfidencial, të paanshëm dhe në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore të njeriut duke ruajtur integritetin e palëve.

 Shërbimi vendos për mosverifikimin dhe arkivimin e praktikës në rastet kur:

  1. veprimet dhe/ose mosveprimet e raportuara tregojnë haptazi se nuk përbëjnë shkelje të ligjit, akteve nënligjore dhe Kodit të Etikës;
    1. ankesa është e përsëritur dhe është trajtuar më parë nga ana Shërbimi.

Ankesat anonime pranohen nga Shërbimi dhe verifikohen në varësi të përmbajtjes së informacionit të dhënë nga ankuesi.