VEPRIMTARIA

Fusha e veprimtarisë së këtij Shërbimi është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve, nga struktura të tjera të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çështje që lidhen me sigurinë në burgje.

Misioni i Shërbimit është garantimi i zbatimit të ligjit nga punonjësit e strukturave, me qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit dhe të të drejtave themelore të njeriut, nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme të tyre.

Objekti i veprimtarisë së Shërbimit është:

  1. parandalimi, zbulimi e hetimi i veprave penale dhe i shkeljeve të legjislacionit në fuqi, të kryera nga punonjësit e strukturave, të cilët janë përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe nga të paraburgosurit, të burgosurit e familjarët e tyre;
  2. kontrolli i dokumenteve, i evidencave, i informacioneve dhe i të dhënave në formë  të shkruar ose elektronike nga të gjitha zyrat, sekretaritë, kartotekat, rrjetet informatike apo kompjuterike dhe arkivat që administrohen nga strukturat;
  3. shqyrtimi dhe verifikimi i ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës, sipas standardeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, për vepra penale dhe shkelje të tjera ligjore;
  4. ruajtja e integritetit të punonjësve të strukturave;
  5. kryerja e analizave dhe dhënia e rekomandimeve të përgjithshme në bazë të verifikimeve dhe hetimeve për çështje të rëndësishme të organizimit e të funksionimit të strukturave në drejtim të sigurisë në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale
RAPORTO