Forcojmë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona!

Dje, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme ndërmjet Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve që përfaqësohej nga Drejtori z. Klevis Qose dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore përfaqësuar nga Dr. Shk. Bledar Xhemali.

Kjo marrëveshje i hap rrugën një bashkëpunimi më të thelluar ndërmjet dy institucioneve dhe i mundëson SHKBB kryerjen e ekzaminimeve toksikologjike (të lëndëve narkotike) të punonjësve, duke respektuar prioritetet dhe objektivat e secilës palë, standartet profesionale, privatësinë dhe konfidencialitetin në komunikimet e ndërsjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *