Përndoqi dhe ngacmoi kolegen për tre muaj, ndalohet polici i burgut Elbasan

Një polic i burgut në Elbasan është ndaluar pasi ka përndjekur dhe ngacmuar për 3 muaj radhazi kolegen e tij.

Shtetasja me iniciale O.S, punonjëse në burgun e Elbasanit ka kallëzuar kolegun e saj shtetasin me iniciale K.L. Ajo thotë se kolegu, për rreth 3 muaj e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, e ka telefonuar, ngacmuar me mesazhe dhe joshur me dhurata.

Pasi polici është vënë në dijeni të këtij kallëzimi, e ka telefonuar disa herë kolegen e tij duke i kërkuar të tërheqë kallëzimin. Por kjo e fundit është ndier e kërcënuar dhe nuk ka hequr dorë nga vendimi i saj.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;

Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata. Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *