Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve zhvilloi trajnim prane Akademise se sigurise

Pas miratimit të marrëveshjes së bashkëpunimit nëpërmjet Akademisë së Siguri përfaqsuar nga Rektori Ilirjan Mandro dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve përfaqsuar nga Drejtori Klevis Qose është hartuar programi dhe realizuar trajnimi nga stafi i Akademisë së Sigurisë për punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve me temë “Specialist të hetimit të krimit për punonjësit e SHKBB-së”.

Trajnimi u realizua në bazë të një program intensiv në ambiente të Akademisë së Sigurisë dhe në Drejtorinë e Sherbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nga data 06.03.2023-12.04.2023. Objekti i këtij trajnimi ishte i përqëndruar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për të hetuar dhe dokumentuar veprat penale në sistemin e burgjeve.

Trajnimi u zhvilluar me një pjesë teorike, ku pjesëmarrësit marrin njohuri në lidhje me konceptet e hetimit të krimit, strategjitë e hetimit dhe metodat për të mbledhur dhe analizuar informacionin. Më pas punonjësit e SHKBB-së, kaluan nga pjesa teorike në pjesën praktike duke duke punuar në skena të krimi të simuluara.

Në mënyrë të veçantë, punonjësit e SHKBB-së arritën të marrin njohuri të nevojshme sipas kërkesave të Kodit të Procedurës Penale dhe kërkesave të legjislacionit të posacëm. Pas trajnimit gjashtë javorë, punonjësit e SHKBB-së u testuan nga Akademia e Sigurisë për të vlerësuar aftësitë e tyre dhe si mund të aplikohen këto njohuri në praktikë.

Në përfundim të trajnimit, u certifikuan punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *