Plumb në veshmbathjet për kushëririn, SHKBB arreston vizitorin në burgun e Lushnjes

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar sot në burgun e Lushnjes  një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.

“I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.” bën me dije Ministria e Drejtësisë, grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara  në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal. SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *